Nënat me tre fëmijë më të stresuara se ato me më shumë apo më pak

Nëse jeni të lidhur me fëmijët, pavarësisht se a janë tuajit gjërat bëhen stresuese se si po kujdeseni për ta.

Sipas sondazheve të fundit, thuhet se është një numër i fëmijëve që i bënë nënat më të stresuara.

Dhe nuk ka stres më të madh se të kujdeseni për tre fëmijë.

Studimi i fundit i bërë për prindërit, zbulon se nënat që kanë tre fëmijë janë shumë më të stresuara, raporton OxygenPress.info

Nga 7 mijë e 164 nëna sa ishin pjesë e sondazhit në SHBA, u zbulua se gratë ishin më të stresuara kur kujdeseshin për tre fëmijë, se sa ato për 4 apo 5 fëmijë, apo edhe më pak se tre.

Nga 1 deri në 10, niveli mesatar i stresit të grave që morën pjesë në studim ishte 8.5. Nga këto gra, 60% e tyre deklaruan se më shumë shqetësohen për vajzat sesa për djemtë, e po kaq përqind deklaruan se nuk kanë kohë të mjaftueshme që bëjnë atë që duan për fëmijët e tyre.

Sipas psikiatres Janet Taylor kur arrin fëmija i tretë apo i katërt nënat nuk kanë kohë të mendojnë për perfeksionin në rritjen e fëmijëve dhe e stresojnë veten në këtë mënyrë më pak.

Sipas psikologes, sa më shumë fëmijë të kesh aq më shumë të rritet besimi në aftësitë e tua si prind.

Jo vetëm fëmijët u shkaktojnë stres grave. Ka edhe gjëra të tjera që u ndihmojnë në komëdhembjen e tyre.

Disa ishin të shqetësuara për paratë, ndërsa disa të tjera kishin presionin se si të ishin të përsosura.

46% e grave deklaruan se në stresin e tyre më shumë kontribuojnë partnerët e tyre sesa fëmijët./Oxygenpress.info