Nëna thotë “kështu”, babai “ashtu”

Mesataret e ndryshme sociale dhe arsimore të prindërve mund të fusin konfuzion në edukimin e fëmijëve.

Mesataret e ndryshme sociale dhe arsimore të prindërve mund të fusin konfuzion në edukimin e fëmijëve, të cilët nuk dimë se a duhet të jenë të mirë dhe modestë apo mendjemëdhenj dhe krenarë, a është shkolla e rëndësishme apo diploma nuk shërben për asgjë.

Ekspertët thonë që kjo mund të komplikojnë jetën e vogëlushëve, aq më shumë në periudhën e pubertetit.

– Nëse keni nënën e cila vazhdimisht e detyron fëmijën të mësojë, duke i thënë që pa shkollë nuk do të mund të bëjë asgjë dhe babanë i cili e përqesh atë, duke i mësuar fëmijët që të jenë ekskluzivisht të shkathët, por jo të arsimuar, atëherë vogëlushi nuk di se çfarë është e drejtë dhe në cilën anë të ecin – thotë psikologia Meg Dilan.

Shumica e fëmijëve në atë rast i bindet prindit dominant, duke ndjekur synimet e tij. Ose zgjedh atë që i duket më e lehtë – të mos mësojë.

Dilan thotë edhe që problem më i madh është që vogëlushët dallimet e prindërve i shfrytëzojnë që t’i shantazhojnë emocionalisht, andaj nëse njëri prej tyre i kritikon, gjithmonë orientohen në anën tjetër. /atsh