Nëna që po rrit fëmijët e vetme dhe kujdeset për vjehrrin, ka nevojë për ndihmë

0
162

Tashmë jeton në një banës që nuk i fryn i ftohti, por aty është vetëm përkohësisht.

T.L. nga Ferizaj po rrit dy fëmijët e saj dhe kujdeset edhe për babain e bashkëshortit, tashmë të ndjerë.

Kanë jetuar deri më tani në një hapësirë, që nuk plotësonte as edhe një element jetese, e tashmë një organizatë po i paguan me qera një banesë, kjo nuk dihet edhe sa kohë.

Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ajo nuk mund të punojë se fëmijët janë të vegjël, ndërkohë vjehrri i saj është i paaftë për punë.

Nën mëshirën e të tjerëve po mban familjen, megjithëse ka një social nga komuna.

Kjo nënë për të cilën janë angazhuar të gjithë që të i bëjnë një kulm mbi kokë, nuk ka as edhe një pronë, as tek familja e burrit e as te e babait.

Në emisionin Oxygen javë më parë ishin në kuiz zyrtarë policor të Kosovës, ata kanë lënë stafin e Oxygen që të vendos ku i dërgon këto para.

Stafi ka rënë në kontakt me këtë grua dhe ka vendosur që paratë të shkojnë te ajo.

Ndërkohë të gjithë ata që duan të ju ndihmojnë mund ta bëjnë në xhirollogarinë më poshtë, që është në emrin e djalit të zonjës në fjalë

Nazmi Leka

NLB

1703013501404894