Nëna – Poezi nga Rifat Kukaj

0
862

Ti ke pak zjarrmi

Voglushe Leonorë,

E nënës i digjet

Zemra në krahërorë.

 

N’mëngjes, po e zëmë

S’të hahet – nuk ha,

Urinë e tërë botës

Nëna at’ ditë e ka…

 

Oh, pa pandehur gishtin

E gërvishte pak,

E di ç’ndodh me nënën?

Zemra i pikon gjak!

 

Mbi shtrojen më t’butë

Ajo shpesh këlthet:

-Kam dro’ ndonjë pupël

Vashëzën mos ma vret./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu