Nëna e dëshmorit që 20 vjet, çdo të enjte, viziton muzeun ku e ka fotografinë e djalit

0
59

Nëna e dëshmorit të kombit, Milaim Bajramit, nga fshati Panorc i Komunës së Malishevës tash e dy dekada çdo të enjte viziton muzeun e qytetit ”Jahir Mazreku” ku i nderon të gjithë dëshmorët e kombit në mesin e të cilëve është edhe djali i saj.

Ajo do ta vizitojë muzeun edhe të enjten e ardhshme, ashtu siç ka bërë 20 vjetët e fundit, për t’u çmallur me fotografinë e djalit të saj dhe të dëshmorëve të tjerë të atdheut.

Portretet e dëshmorëve në këtë muze janë të punuara në piktura nga artisti Agron Kastrati.