Në veri të Mitrovicës zhvarrosen mbetjet mortore të një shqiptari të vrarë gjatë luftës

0
103

Gjatë dy orë gërmimeve u gjeten mbetjet mortore të një shqiptari të vrarë gjatë luftës.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Garaj tregoi se janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një personi, viktimë e luftës, këtë e kanë konfirmuar në punën analitike që është bërë më herët, gjatë këtyre muajve.

Në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës dyshohet se janë eshtrat edhe të 12 shqiptarëve të tjerë, por kërkimet për ta do të vazhdojnë kur të përmirësohet moti, raporton Klani

Një pjesë të informacioneve për këtë varrezë masive e ka siguruar komisioni qeveritar serb për persona të zhdukur.

“Në këtë rast për shkak se një pjesë e informatës është siguruar nga Komisioni i Serbisë janë të ftuar me ftesë të Delegacionit të Kosovës për të parë nëse ka nevojë për informacion shtesë”, shtoi Garaj.

Kërkesa për zhvarrim u bë nga familjarët e viktimës të cilët thonë se për shkak të pandemisë, është ndalur puna. Vitin e kaluar i kanë siguruar informacionet se janë diku 9 persona në anën e epërme dhe 5 ose 6 persona në anën e poshtme./OxygenPress.info