Në tri pika kufitare të Kosovës kërkohet testi për COVID-19

0
236

Në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, kërkohet testi për COVID-19.

Kështu ka njoftuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare në Glloboqicë, në Han të Elezit dhe në Kullë kërkohet testi për COVID-19.

Autoritetet e Kosovës kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që gjatë hyrjes në këtë shtet, qytetarët e Kosovës duhet ta kenë testin e coronavirusit.