Në Selanik do të mbahet meshë në gjuhën shqipe

0
265

Ditën e diel më 15 dhjetor 2019 dhe ora 11.30, në Kishën Katolike të Selanikut, rruga Fragkon 19, do të mbahet Meshë në gjuhën shqipe për viktimat e tërmetit të 26 nëndorit në Shqipëri.

Ftohen anëtarët e Komunitetit Shqiptar të Selanikut të marrin pjesë në lutjen për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmeti.

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT
Dr. Luan Zyka