Në QKUK vendosen tri nga pesë pajisjet Rentgen për trajtimin e pacientëve me COVID-19

0
86

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në QKUK sot kanë vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil, për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Dy pajisje të tjera, sipas tij, do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit.

”Sot, në QKUK kemi vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil, për trajtimin e pacientëve me Covid-19, ndërsa dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit”.

”Pajisjet e parapara me dy llotet tjera, do të arrijnë deri nga mesi i dhjetorit.

Pajisjet e sotme janë moderne, do të ngrisin cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë punën e kuadrit shëndetësor.

Lufta kundër virusit vdekjeprurës vazhdon!”.