Në QKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19

0
165

Nga raportimet ditore të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që merren me trajtim të rasteve me Covid-19 dhe 7 spitaleve të përgjithshme, njoftohet se në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë duke u trajtuar 268 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Prej tyre, 166 në klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.
Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.

Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara.