Në qiell edhe “Air Albania”

0
184

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksionar është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimet këtë vikend.

Destinacioni i parë është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë dhe fluturimet filluan të shtunën. Të premten aeroplani Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, është prezantuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku është zhvilluar ceremonia inauguruese.

Por, përpara kësaj, në 16:50, në lartësi të ulët sipër bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aeroplani ka kryer një fluturim demonstrues.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”.

Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria./Oxygen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu