Në Prishtinë u shënua 110 vjetori i Kongresit të Manastirit

0
60

Në Prishtinë sot është shënuar 110 vjetori i Kongresit të Manastirit. Në këtë ditë është bërë edhe përurimi i ekspozitës nga Koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Abetarja shqipe (1906-2018) – ilustrime dhe tipografi.

Pjesë e ngjarjes ishin pjesë studiues, profesorë, albanolog, profesionistë të kulturës dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku “pos rëndësisë kulturo-letrare e gjuhësore, kjo ngjarje projekton edhe përcaktimin properëndimor të shqiptarëve në rrafsh politik e strategjik. Kongresi i Alfabetit realizoi njërën nga aspiratat e mëdha të Rilindësve tanë. Ëndrra e Naimit, Samiut, Pashko Vasës e De Radës… që u bë realitet në nëntor 1908”.

Në përurim morën pjesë edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani dhe Kryetari i Fondacionit Arsimor, Kulturor dhe Humanitar-ALSAR, Mehdi Gurra./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu