Në Prishtinë hapet qendra e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge

0
95

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Organizatën Terre des hommes – Kosovo (Tdh), hapi Qendrën e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge.

Kjo qendër është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët – viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh.

“Qendra përmes ofrimit të shërbimeve të integruara, do të kontribuojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve duke zvogëluar kohën që ata kalojnë në rrugë, drejtpërdrejtë duke minimizuar kështu rreziqet e mundshme që u kanosen atyre mu për shkak të qëndrimit të gjatë në rrugë”.

“Qendra ditore do të ofrojë një ambient të ngrohtë ku këta fëmijë do të ndihen të sigurt, do të kenë mundësinë të integrohen, përderisa në shërbime gjithashtu përfshihen shujtat ushqimore, lojërat edukative, socializimi e aktivitetet arsimore, si dhe këshillimi profesional”.