Në Prishtinë gratë nuk festojnë, MARShojnë në mesditë

0
111

Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë gra kanë zgjedhur të protestojnë dhe nuk Festojnë, sepse vlerësojnë se nuk është arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore.

“Prandaj, nuk kemi arsye të festojmë. Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Më 8 Mars 2019 (ditë e premte) nga ora 12:00 mbledhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton oxygenpress.info

MARSHI nuk përfundon këtu. Thonë se do të vazhdojnë, me PROTESTЁ dhe REZISTENCЁ politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore.

“Për gatë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, ne do të dalim të MARShojmë. Do të MARShojmë për të gjitha punët e shumfishta që gratë bëjnë të paguara dhe të pa paguara”, thonë ato.

Agjenda e MARShit të 8 Marsit:

12:00-12:15 —— Mbledhja e pjesëmarrësëve/pjesëmarrëseve tek sheshi Zahir Pajaziti.

12:15-12:20 —— Leximi i deklaratës

12:20-13:30 —— Parakalimi tradicional i MARShit, rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni!

#MARShojmeSfestojme