Në pjesën e dytë të javës mot më i butë

0
116

Gjatë javës në vijim, ciklone nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vransira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për reshje shiu të hënën në mbrëmje dhe nga dita e premte.
Nga e hëna me depërtimin e ciklonit në jug të rajonit, mbi vend do të shtrihen masa ajrore më të freskëta ajrore që do të zbresin lehtë temperaturat, por që mbeten mbi vlera mesatare. Nga dita e enjte rryma të ngrohta ajrore do të depërtojnë nga Mesdheu, ku sërish do të rrisin temperaturat në të dy vlerat ekstreme.
Nga parashikimet e fundit, vërehet një tendencë në modelet parashikuese, që nga mesi i javës së ardhshme mund të depërtojnë masa të ftohta polare mbi rajon, që do të zbresin temperaturat edhe nën 0C, si dhe të sjellin mundësi për reshje bore.
Vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

25.11 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje më vonë vende-vende priten reshje të dobëta shiu.
26.11 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje priten kthjellime.
27.11 – Në mëngjes ftohtë dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.
28.11-29.11 – Mot më i butë dhe kryesisht me vransira. Ditën e enjte pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Të premten kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në 1C. Maksimalet do të luhaten nga 11C deri në 14C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e mërkurë nga jugu-juglindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.