Në përkrahje të Dua Lipës, nesër aktivitet simbolik në Prishtinë

0
184

Mësohet se nesër në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë!

Për shkak të postimit të saj në Twitter, këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës pop, Dua Lipa është vënë në thumb të sulmeve mediatike kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Thirrje të sponsorizuara nga ekstremistëve serbë kanë nisur fushatë për ta zvogëluar numrin e fansave të Dua Lipës në Twitter. Këto po mbështeten nga mediume të fuqishme ruse, veçmas nga Russia Today.

Regjisori serb, i cili ka ndikim të madh në mediumet serbe, Boris Malagurski, ka krijuar hashtagun “canceldualipa”, kurse Russia Today ka thënë se “Fansat nuk e dinë nëse duhet ta anulojnë #dualipa, pasi ajo dërgoi një cicërimë misterioze nacionaliste”.

Vargut të atyre që kanë sulmuar Dua Lipën publikisht është këngëtarja serbe, e njohur si Ceca, përkatësisht e veja e kriminelit Arkan.

Qëllimi i tyre nga ekspertët e luftës propagandistike vlerësojnë se, ky sulm hibrid ka për qëllim dobësimin e personaliteteve të suksesshme shqiptare në botë. Kështu ka deklaruar Agim Musliu, i cili ka shtuar se: “Ky sulm është drejtuar drejt Dua Lipës, kurse dëmi do t’i shkaktohet tërë shqiptarëve”.

“Këngëtaret tona si Rita Ora e Dua Lipa janë storia më e madhe e suksesit e Kosovës. Ironia është se ato janë krijuar si artiste me famë botërore në Britaninë e Madhe, familjet e të cilave dolën atje nga represioni serb. Tash, mu këta, serbët, të nxitur nga Kremlini duan ta dëmtojnë ende popullin shqiptar, duke ua dëmtuar këtyre ikonave personalitetet”, ka thënë Musliu.

“Kosova duhet të tregojë se i mbron vlerat e veta, pavarësisht nga kush sulmohen këto vlera”, ka përfunduar Musliu.