Ne Pejë u organizua promovimi i pingpongut ne kuadër te Javes evropiane te sportit

0
55

Në sheshin Dukagjini në Pejë, vazhdoj manifestimi i javës Evropiane të sportit me promovimin e pingpongut që u organizua nga departamenti i sportit të MKRS-së me federatën e pingpongut së bashku me klubin e pingpongut Maestro si dhe mbështetjen e departamentit të sportit të Komunës së Pejës

Federata e pingpongut kësaj radhe ka vendosur që aktivitetin për javën e sporti ta organizoj në Pejë në sajë të numrit të shtuar të klubeve dhe lojtarëve nga ky rajon, e me këtë rast të ndihmoj edhe më shumë për të promovuar pingpongun.

Aktiviteti për shkak të pandemisë ishte i planifikuar që të mos ketë numër të madh të pjesëmarrësve në të njëjtën kohë, në përgjithësi gjatë kohës sa zgjati aktiviteti prezantuan rreth 200 pjesëmarrës, të cilët u informuan më shumë për pingpongun, e më këtë rast klubit Maestro ju shtuan 5 lojtarë të rinj.