Në Parlamentin Evropian u prezantua raporti i UNICEF për të drejtat e femijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë

Për të shënuar 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Perosnave me Aftësi të Kufizuara, u mbajt takim në Parlamentin Evropian.

Ndër të tjera, aty u prezantua raporti i UNICEF-it, me të gjeturat mbi të drejtat e femijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe regjion.

Në takim mori pjesë edhe HANDIKOS i përfaqësuar nga Afrim Maliqi.

Takimi u realizua dhe u mundësua në bashkëpunim me EDF – Forumin Evropian të Aftësisë së Kufizuar dhe Unicef./OxygenPress.info