Në Nju Jork, tubim kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë

0
61

Në New York, të martën e 29 tetorit do të protestohet.

#Rallyforherjustice do të mbahet në New York, një tubim për krimet e dhunës seksuale nga forcat serbe që kanë kaluar të pandëshkuara në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Luftërat Jugosllave, prej vitit 1991-2001 kanë lënë plot viktima, dhe për këtë komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe kroato-amerikane në Amerikë po e përkrahin këtë tubim, për të dënuar krimet që nuk janë ndëshkuar dhe kriminelët që kanë dhunuar e ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.

Thirrja do të adresohet për Serbinë, shtetin që duhet të punojë më shumë të identifikojë kryesit e krimeve të tmerrshme.

Takimi do të ndodhë para Konsulatës Serbe, prej orës 11:00, për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci e Kosovë.