Në Mitrovicë evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura

0
82

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të detyrave programore të tij, në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka realizuar projektin e evidentimit të vlerave natyrore në këtë komunë.

Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjike, që dallohen me karakteristika të veçanta.

Vlerat e identifikuara që kanë plotësuar kriteret për tu marrë në mbrojtjen ligjore janë:

Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare;
Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;
Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq;
Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar;
Kroni i Akullit në fshatin Rahovë;
Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac;
Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.