Në kujtim të shkrimtarit të shquar, i njohur si ‘Babai i Romantizmit’

0
1046

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Jeta e hershme

  • Hygoi lindi ne Bezanson te Francës me 26 shkurt 1802 ai vdiq me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
  • Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të “Odet”. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani “Notre Dame de Paris” dhe dramat “Lucrece Borgiaa”, “Marie Tudor” dhe “Le roi s´amusë” nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.
  • Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin “Te mjerët” e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës “Punëtoret e detit”, “Njeriu që qesh” etj.
  • Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
  • Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
  • Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
  • Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
  • Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

Biografia

  • Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit.
  • Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
  • Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
  • Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.

Babai i Romantizmit

  • Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjere.
  • Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
  • Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.

Mërgimi

  • Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim, përcjell voal.
  • Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas ti dorezohej traditës historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleon le petit” (Napoleoni i vogël) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 që evidentuan në mënyre të shënjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III.
  • Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo përshkoi historinë e njerëzimit nga Gjeneza në shekullin e XIX, vepër që u publiku në tre pjesë : pjesa e parë në 1859, e dyta në 1877 dhe e treta në 1883.
  • Shkroi në të njëjtën periudhe veprat e tij më të njohura që do përçonin famën e tij në të gjithë Europen si “Te mjerët” (1862), “Punëtoret e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh” (1863).
  • Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë : në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet.
  • Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike. Me mërgimin impenjimi i tij anti-Napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri në veprën e tij Napoléon le petit (Napoleoni i vogël), 1852. Në librin Les châtiments (ndëshkimet), 1853 dhunës verbale i përgjigjet dhuna e diktatorit ; ajo ishte e vazhdueshme në Les contemplations (“Mendimet”), 1856 në të cilën shkrimi behet kozmologji morale që vesh çdo fat njerëzor, shprehje e jetës së brendshme dhe e rikuperimit të memories në një dimension mitik.
  • Te vitit 1862 janë romanet “Te mjerët”. Në 1866 i pason “Punëtoret e detit”, vepër e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare bëhen gjithnjë e më shumë kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnjë e më shumë në prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithëpranishem të zemrës njerëzore.

Rikthimi në atdhe

  • Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye sërisht të beje pjesë në Senat në 1876.
  • Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi – pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij – të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.
  • 80 vjetori i tij u festua nga një turme festuesish që vendoste lule përpara shtëpisë së tij ; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhuliet. Hygo qëndroi për ta qare i vetëm deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poet. Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
  • Tashme Viktor Hygo (1802-1885), në romanticizem të plotë, kisht filluar të fiksonte prototipin e klounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe të Guinpleinit, respektivisht protagonista të veprave Le roi s’amuse (Mbreti dëfrehet) dhe L’homme qui rit (Njeriu që qesh).
  • Ky roman i fundit (1869), në veçanti, është një vepër pak e njohur e Viktor Hygos, në të cilën shfaqën opinionet dhe angazhimi i tij politik. Në këtë vepër Hygo e vendos njeriun përkundrejt shoqërisë shfrytëzuese, dhe zhvillon pikëpamjet e tij demokratike mbi të kaluarën dhe mbi epokën e tij.

Romantizmi në veprën e Hygoit

Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.

Mes poeteve të rinj të përfshirë në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.