Në kujtim të shkrimtarit më të madh shqiptar për fëmijë

0
668

Ai është shkrimtari më i madh shqiptar për fëmijë. Sot ka datën e lindjes.

Rifat Kukaj lindi më 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës.

Rifat Kukaj ishte prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese “Rilindja”.

Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama.

Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.

Rifat Kukaj, ndërroi jetë më 11 shtator 2005.

Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.

Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje.

Tituj të veprave:

Xhuxhi nga Taxhuxhi – dramë humorisitike

Lepuri me pesë këmbë – skenarë filmi artistik

Bardhi e Mirushja (1986)- roman

Kokërmeli e Pilivesa (1971) – roman

Dita e xhufkave (1972)- roman

Shkrepi i Diellit (1972)- roman

Minaku i përhimtë (1973)- roman

Vjollca magjike (1974)- roman

Rrasa e Zogut (1975)- roman

Droja (1978)- roman

Dreri me një bri (1986)- roman

Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman

Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman

Shkurtabiqi më i madh në botë {2000} – roman (botoi: URA)

Fshehtësia e breshkës (2002)- roman

Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman  /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu