“Në kohë vdekje, Presidenti bën dajre në një Odë pa maska”

0
65

Nga Kimete Berisha

PDK mendon se është joetike të flasësh për postin e Presidentit, duke e pasur Presidentin Hashim Thaçi.

Kur PDK e ka cilësuar si joetike dëshirën e Ramush Haradinajt m’u bë President, Hashim Thaçi ka qenë duke pi çaj rusi (me mobil në dorë), në një odë me Sami Lushtakun dhe plot tē tjerë.

Kēngëtarët në odë ishin ulur n’shilte e n’postiqe (njani bile i numëronte qimet e postiqes), e djathas ishin ulur burrat e rakisë, kurse në krye të odës ishte ulur Sami Lushtaku, për të cilin s’di a ju kam tregu se kam respekt.

Mbi kokën e Hashim Thaçit, shihet fotografia e madhe e Qabes. Ndërsa mbi orman shihet një aeropan që pret me ateru.

Pra, në kohë vdekje, Presidenti bën dajre në një Odë pa maska, pa distancë, me smirnoff rus, me fotografinë e Qabes, me Çifteli dhe me Çaj indian.

Për çfarë etike e ka fjalën partia!