Në këtë shtet, në vend të dënimit, i detyron fëmijët të meditojnë

0
56

Një shkollë fillore në Baltimore në Maryland ka vendosur që në vend të dënimit për fëmijët që bëjnë sherre dhe probleme të ketë meditim.

Sipas arsimtarëve dhe personelit të shkollës, është e rëndësishme që studentët të kalojnë nëpër meditim pasi kjo do t’i bëjë ata të ndihen mirë edhe pas një problemi që e kanë shkaktuar.

Fëmijët shkojnë në ‘Mindful Moment Room’, një dhomë e veçantë për reflektim dhe për qetësim të shpirtit dhe ndjenjave.

“Nuk ta merr mendja se fëmijët meditojnë në qetësi, por ata këtë e bëjnë në mënyrë të mrekullueshme. Kjo strategji ka qenë sukses i madh” tregon Kirk Phillips, koordinator i këtij projekti brenda shkollës. Secili po i buzëqeshë njëri-tjetrit pas këtij adresimi të problemit, me anë të meditimit dhe me anë të qetësisë. Madje edhe shkollat tjera në Amerikë po e nisin këtë projekt, pasi meditimi i bën mirë njeriut” tregon Phillips.