Në këtë qendër tragtare po ofrohen vetëm gjëra të ricikluara

0
99

Para tri vitesh, është hapur për herë të parë në Suedi, qendra tregtare që ofron vetëm gjëra të recikluara, apo që njihen si të dorës së dytë.

Në ReTuna Aterbruksgalleria, mallrave iu jepet edhe një mundësi e dytë, duke i riparuar dhe pastruar, me përpjekjen që të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Gjithçka që shitet në 14 pikat e këtij zinxhiri, ka qenë edhe më herët në përdorim, teksa ushqimet dhe pijet që shërbehen, janë të gjitha me bazë organike.

Lokali i parë është hapur më 2015 në Eskilstuna, shumë pranë një qendre që merret me grumbullimin e gjërave të papërdorshme, që janë falur nga pronarët.

Menaxherja Anna Bergstrom, që më herë ka punuar në industrinë e modës, nisi të shqetësohet për ndikimin negativ që kishe kjo veprimtari në ambient.

“Kuptova që do duhej të isha model dhe të bëj diçka të mirë, që edhe e mbron planetin” ka thënë Bergstrom për BBC.

Depoja e qendrës, grumbullon gjëra të ndryshme prej mobileve, enëve, rrobave, lodrave për fëmijë, apo pajisjeve elektrike.

Specialistët e angazhuar, kujdesen që secila të kthehet në gjendje të rregullt, mos të përmbajë ndonjë pastërti, apo rrezik të mundshëm.

Vetëm gjatë vitit 2017, në këto qendra janë grumbulluar afro një milion euro, prej klientëve që kishin mundësi të blejnë mallra me çmime të favorshme, që kanë funksion të plotë.

Në secilën qendër janë të punësuar nga 50 punëtorë, ndërsa organizohen edhe trajnime me nxënës, për t’i mësuar rëndësinë dhe mënyrën e riciklimit të gjërave.