Në katër anët e botës, në 5 kontinente! Çka është Frankofonia?

0
1112

Bashkësia e atyre që ndajnë një gjuhë, gjuhën frënge, dhe vlerat universale në shifra
(të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë – OIF).

  • 220 milionë frengjishtfolës në botë
  • 60% nga frengjishtfolësit janë më të rinj se 30 vjet
  • 900 000 profesor të gjuhës frënge në botë
  • Frankofonia numëron 890 milion banorë,
  • 13% nga popullata botërore
  • Gjuha frënge, e 9-ta me radhë më e folur në botë
  • gjuha e 2-të amtare në Bashkimin Europian
  • gjuha e 2-të e huaj në kuadër të Bashkimit Europian

Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, frut i Agjensisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjensisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998. Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.

OIF përbëhet nga 75 Shtete dhe Qeveri, nga të cilët 56 anëtare dhe 19 vëzhgues. Maqedonia ka statusin e anëtares së plotfuqishme që nga samiti i Bukureshtit në vitin 2006.

Të ndahet një gjuhë, do të thotë të ndahen vlerat të cilat shprehen përmes katër qëllimeve kryesore të OIF :

  • promovimi i gjuhës frënge dhe llojllojshmëria kulturore dhe gjuhësore;
  • promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut;
  • mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit;
  • promovimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

OIF i zhvillon orientimet e saja me mbështetjen e katër operatorëve të specializuar:

Në fushën e arsimit dhe gjuhës, OIF është përfshirë në shumë projekte në Maqedoni siç është “Plani kombëtar i trajnimit për përforcimin e kapaciteteve punuese nga fusha e gjuhës frënge të nëpunësve shtetëror dhe të diplomatëve të ngarkuar për çështje europiane dhe multilaterale” (mbi 110 dëgjues për vitin 2012) ose zhvillimi i paraleleve dygjuhësore profesionale dhe teknike në fushën e hotelerisë dhe turizmit që konkretizohet tanimë disa vite me mbajtjen e seminarit për profesorët e këtyre paraleleve (nga Maqedonia dhe vendet fqinje), në kuadër të Universitetit veror në Strugë që e organizon Instituti Francez nga Shkupi në fillim të muajit korrik.

Instituti Francez në të gjitha vendet, bashkëpunon, gjithashtu, rregullisht me Komisionin kombëtar për Frankofoni, e posaçërisht në muajin mars, përmes aktiviteteve të shumta të cilët mbahen në shkolla dhe universitete në kuadër të festimit të Frankofonisë.

Të gjitha informatat lidhur me Frankofoninë gjenden në veb-faqen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë: http://www.francophonie.org