“Ne jemi që i kemi shitur e blerë gratë! Ne jemi që nuk i kemi shkolluar gratë! “

0
3534
PSE PO NA “#DJEGË”?
Nga Dren Shahini
Çka ka të pavërtetë te thënja: “se shqiptarët i kanë trajtuar gratë si skllave”?
Nëse jo te nënat, kthehuni te gjyshet! Hiç asnjë brez më larg. Ne jemi që i kemi shitur e blerë gratë! Ne jemi që nuk i kemi shkolluar gratë! Ne jemi që u’a kemi mohuar trashëgimini pasurore grave! Ne jemi që pothuajse përditshëm i kemi rrahur e maltretuar psiqikisht gratë! Ne jemi që edhe kemi vra gra! More, ne jemi të vetmit që e përdorim shprehjen morbide, idioteske “Gjaku jem, #ROBI jot”!
Po, ne SHQIPTARËT!
Pse po na dhemb kur një i huaj na e përplasë për ftyre një super të vërtetë?
A nuk kemi shembuj edhe sot e kësaj dite të këtyre idiotëve, mostrumave, që sillen ndaj grave si ndaj bagëtisë?
E kam thënë, do ta them: këtë vend e ka mallku i madhi Zot veç për një arsye: se si jemi sjellur me qenien më të shejtë në tokë, gruan!
Me atë që dhuron jetë!