Në javën e ndërrimit të motmoteve mot i ftohtë, mëngjeset me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell

0
91

Në javën e ndërrimit të motmoteve fusha të fuqishme anticiklonike nga Europa qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me intervale më të gjata me diell.
Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi rajon, e që nga dita e mërkurë pritet edhe një depërtimi i ri, do të diktojnë mot të ftohtë dhe me ngrica në orët e mëngjesit.

Qarkullimi i mjaftueshëm ajror i theksuar këtyre ditëve të fundjavës, mbajti vlerat e cilësisë së ajrit në të mira dhe mesatare, mirëpo nga dita e hënë, erërat pritet të qetësohen e gjatë ditës së martë dhe mërkurë vlerat do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

30.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me kthjellime dhe më ftohtë.
31.12.2019 – Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
1.01.2020-2.01.2020 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
3.01.2020 – Pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -8C deri në -4C, e maksimalet nga -1C deri në +4C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 1-9m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.