Në janar u rrit eksporti por edhe importi

0
374

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (15.2%) në muajin janar 2020, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 192,2 milion euro krahasuar me deficitin 166,9 milion euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin  (13.1%).

Eksporti i mallrave në muajin janar 2020 kishte vlerën 28,9  milion euro, ndërsa importi 221,2 milion euro, është një rritje prej (23.2%) për eksport si dhe (16.2%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (41.2%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (13.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (8.7%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (8.0%) produktet minerale, (6.3%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (4.4%) produktet bimore,  etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (17.1%) produktet minerale, (11.4%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.4%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.6%) mjetet e transportit, (6.4%) produkte të industrisë kimike, (5.3%) produkte bimore, (5.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 14,3 milion euro, ose rreth (49.4%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (60.4%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Holanda (21.6%), Gjermania (6.6%), Britani e Madhe (4.9%), Belgjika (3.9%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 118,2 milion euro, ose (53.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.1%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Greqia (6.6%), Sllovenia (5.1%),  Italia (4.4%), Spanja (3.6%), Bullgaria (3.5%), Kroacia (3.2%), etj.

Në muajin janar 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 9,6 milion euro, ose (33.4%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (29.0%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (13.4%), Maqedonia (9.8%), Serbia (4.7%), Mali i zi (4.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2020, arritën në 25,1 milion euro, ose (11.4%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.6%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (5.7%), Shqipëria (4.8%), dhe Serbia (0.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 4,9 milion euro, ose (17.2%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (8.7%), Turqia (3.5%),.

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 77,8 milion euro, ose (35.2%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.8%) dhe Kina (10.0%).