Në Iran gjoba për shkelje të rregullave antiCOVID-19

0
44

Irani ka vendosur të aplikojë gjoba për shkeljen e rregullave antiCOVID-19, si edhe kufizime të reja, njoftoi sot qeveria.

“Gjobat janë në fuqi vetëm në Teheran tani për tani, por mund të shtrihen në të gjithë vendin”, tha presidenti Hassan Rohani.

“Kushdo që shkel rregullat e mbajtjes së maskave ose të distancës sociale do të duhet të paguajë midis 500 000 dhe dy milionë rial (midis 1,7 dhe 6,7 dollarë) dhe bizneset tre deri në 10 milionë rial”, shtoi ai.

Në të gjithë vendin, banorët do të duhet të mbajnë maska ​​në çdo kohë, kur dalin nga shtëpitë e tyre, duke filluar nga e shtuna.

Rregullat më të ashpra vijnë në një kohë kur rastet e COVID-19 kanë arritur kulmin sërish në Iran, duke çuar në mbingarkim të kujdesit mjekësor, veçanërisht në Teheran./ATSH