Në Gjilan sot fillon “Flaka e Janarit”

0
74

Zyrtarisht sot fillon edicioni i 28 i manifestimit kulturor “Flaka e Janarit” në Gjilan.

Manifestimi pritet të fillojë me Akademinë e Flakës që i kushtohet 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit, dhe do të vazhdojë me ekspozitë, shkruan OxygenPress.

Në kuadër të manisfestimit kombëtar “Flaka e Janarit 2019”, të shtunën mbahet tryeza historike kushtuar vepres së kolosit Mulla Idriz Gjilani.

Do të ketë edhe akademi përkujtimore më rastin e 13 vjetorit të vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, më 21 janar.

“Flaka e Janarit”, manifestim i cili nderon heronjtë, dëshmorët dhe martirët përmes vlerave kulturore, edhe këtë vit do të jetë i pasur me program artistik./OxygenPress.info