Në Gjilan arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

0
68

Më 8 dhjetor 2020, rreth orës 11.00, Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan, pas një pune hetimore mirë të organizuar ka arritur të arrestojë të dyshuarin D. D. (1999) me banim në Gjilan, i dyshuar për rastin “vjedhje e rëndë” i ndodhur më 21 Tetor 2020.

I dyshuari duke përdorur forcën kishte hyr brenda në objektin e shkollës fillore “Hello” në qytetin e Gjilanit dhe nga aty kishte arritur të marrë gjashtë ( 6) TV, të markës “Fugo” dhe shtatë (7) IPAD “Lenovo”.
Sendet e vjedhura janë konfiskuar nga policia dhe janë evidentuar si prova materiale për gjykatë.

Pronarit legjitim i janë kthyer sendet e vjedhura, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë.