“Në Gjakovë ka ndodhur revolucion industrial, janë punësuar në fabrikë 1760 punëtorë”

0
1789

Astrit Panxha, gazetar dhe moderator i emisionit “7 Ditë me Panxhën” I ftuar në emisionin Oxygen ka biseduar për rëndësinë e mbrojtjes së produkteve të Kosovës si marka tregtare regjionale.

Panxha thotë se me inspektorat duhet me shku në kafiteri e shikon sa po respektohen rregullat, e jo me i mbyll krejt

“Disa masa që qeveria i ka miratu nuk janë korrekte, duhet me shku me inspektorat me shku në kafiteri e shikon sa po respektohen rregullat, e jo me i mbyll krejt. Te ne po është ekstremi ose krejt të lirë ose krejt të mbyllur. Me rëndësi është së pari me u zgjedh problemet politike.” thotë Panxha

Sipas Panxhës produktet tona, si djathi i Sharrit, duhen të mbrohen si marka tregtare regjionale

“Ne duhemi me i shiku produktet tona si identitet tonin. Dikur kemi dëgju vetëm muzikë të huaj, tash e dëgjojmë edhe muzikën tonë, e njejta vlen edhe në filma ku kemi filma vendor që janë nominuar për Oscar. Duhet institucionet tona me i mbrojtë produktet tona si marga tregtare regjionale. Produktet tona, si djathi i Sharrit, duhen të mbrohen si marka tregtare regjionale dhe duhet të prodhohet vetëm në Sharr.” thotë Panxha

Panxha thotë se ne çka është e huaja e vlerësojmë më shumë

“Niveli institucional duhet me punu më shumë me u mbrojt marka tregtare e Kosovës. Kemi shumë barriera burokratike.Ne kemi kompleksin e inferioritetit që çka ëshë e huaja e vlerësojmë më shumë. Kemi shumë produkte të mira të cilat mundem i eksportu, por ka ndikuar periudha e luftës në zonën industriale.” thotë Panxha

Në Kosovë duhet me punu me kompanitë, me iu tregu që duhet me invenstu në shoqëri sipas Astrit Panxhës.

“Me rëndësi është me i promovu produktet brenda Kosovës. Ligji i sponzorizimit që ka hy ne fuqi është shumë i mirë. Shoqëria nuk kërkon lëmoshë, kërkon përkrahje jo ndihmë. Andaj të gjitha bizneset duhet të investojnë në muzikë, sport, arsim është në të mirë të vendit tonë.” thotë Panxha

Kosova vetëm bukën me prodhu me llojet që i kemi, jemi më të mirët në rajon thotë Panxha.

“Kosova vetëm bukën me prodhu me llojet që i kemi, jemi më të mirët në rajon. Buka e misrit e grunit e të gjitha, vetëm këto lloje të bukës me i prodhu mjafton. Vetëm “Tava e Elbasanit” një libër I ka mbi 200 tava. Ne nuk e njohim veten, sepse jemi hutuar pas produktit të huaj.” thotë Panxha.

“Në Gjakovë ka ndodhur revolucion industrial, janë punësuar në fabrikë 1760 punëtorë”

“Prodhim industrial e kemi Gjakovën. Ka ndodhur revolucion industrial me një prodhues vendor i cili ka punësuar 1760 punëtorë. Së fundmi nga ky prodhues janë nisur disa kamionë për eksport në Amerikë. Nga ky eskport dhe nga ky prodhues fitojnë të gjithë.Shteti nuk bëhet pa tatim dhe prodhuesi I fortë paguan rrogë të mirë dhe tatim shtetit. Po planifikohen në këtë fabrikë të punësohen edhe 2 mijë punëtorë.” shton për fund Panxha./oxygenpress.info