Në fundjavë më freskët, e kohëpaskohe me shi dhe bubullima

0
108

Sot ishte ditë me të nxehtit afrikan, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende priten mundësi edhe për breshër.
Në fundjavë një turbullirë me masa më të freskët ajrore nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, gjatë ditës edhe me bubullima. Temperaturat do të pësojnë rënie.

3.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
4.07 – Jo shumë nxehtë, më lagësht. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vransira dhe intervale me diell. Pasdite zhvillime të shtrëngatave me shi.
5.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët. Kohëpaskohe me shi, e gjatë ditës edhe me bubullima.
6.07 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit pas një rritjeje të ndjeshme mbi vlera mesatare, në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nesër do të rriten deri në 35C, e nga dita e dielë do të zbresin në 24C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-7m/s, e prej ditës së premte nga krahu verior 4-12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.