Në fundjavë kryesisht me vransira dhe erë

0
61

Vransirat do të mbulojnë vendin tonë gjatë ditëve të fundjavës, pasi që një ciklon po kalon përgjatë pjesës jugore të Greqisë. Ditën e shtunë vransirat kohëpaskohe do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu. Ndërkohë nga pjesët qëndrore të kontinentit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat ditore dhe do të sjellin erëra të ftohta verilindore.
Nga dita e hënë zona anticiklonike do të shtrihen mbi rajonin tonë që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell. Prej ditës së mërkurë masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të depërtojnë mbi vend, të cilat do të rrisin temperaturat, ku në fundjavën e ardhshme mund të arrijnë edhe mbi 20C.

Cilësia e ajrit do të do të luhatet përreth vlerave mesatare, ndërsa orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme. Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet në fundjavë, vlerat do të zbresin edhe në të mira.

4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës edhe me erë. Kohëpaskohe priten riga lokale shiu. Në vise të larta malore reshje të dobëta bore.
5.04 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën intervale të shkurtëra me diell. Vonë në mbrëmje priten kthjellime.
6.04 – Kthjellët dhe me diell.
7.04-8.04 – Të martën kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë kthjellët dhe me diell, në mëngjes ngrica.
Temperaturat minimale do të sillen nga 1C deri në 4C, e të martën do të zbresin deri në -1C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 11C deri në 14C.
Do të fryejë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.