Në fund të janarit vijnë vaksinat kundër COVID-19 për personelin shëndetësor

0
48

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në Kosovë kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës kundër COVID-19 që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në -86 gradë.

Klan Kosova mëson se me t’u përgatitur kushtet do të vijnë deri në pesë mijë vaksina për personelin shëndetësor deri në fund të janarit.

MSH e ka datën e fundit të hënën e 18 janarit për t’i dorëzuar kompanisë COVAX listën me të dhënat e personelit shëndetësor që do të vaksinohet i pari.

Zemaj ka shkruar në Facebook se janë gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.

“Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKSHKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!”.