Në fshatin Kukaj fillon festivali ballkanik i pjekjes së rakisë

0
92

Demonstrim i pjekjes së rakisë në kazana bakri, programe muzikore, punëtori trajnuese, e spektakël të ndezjes së zjarreve, krejt këto i gjeni në fshatin Kukaj të Prishtinës.

Në kuadër të festivalit ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, ka filluar sot “Rakia Fest”.

Festivali synon të promovojë pjekjen tradicionale të rakisë si vlerë trashëgimore, dhe promovimin e saj në nivel nacional.

Për tre ditë rresht, vizitorët do të mund të provojnë shije të ndryshme të rakisë dhe të shohin nga afër procesin e pjekjes së saj.

Etnokompleki i fshatit Kukaj nga sonte pret vizitorë që dëshirojnë të shijojnë këtë festival./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu