Në Etiopi mbillen 350 milionë bimë për 12 orë

0
83

Etiopianët mbollën 350 milionë bimë të hënën, për të cilën zyrtarët thanë se do të jetë një rekord botëror.

Nisma ambicioze e kryeministrit Abiy Ahmed synon të ndihmojë në rivendosjen e peizazhit të vendit për të cilin ekspertët thonë se po shkatërrohet shpejt nga shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës, transmeton Klan Kosova.

Korporata e Transmetimit Fana i lidhur me shtetin njoftoi se më shumë se 224 milionë pemë u mbollën të hënën, duke tejkaluar qëllimin fillestar të 200 milionë pemëve të mbjella brenda një dite.

“Sot Etiopia është vendosur në përpjekjen tonë për të thyer rekordin botëror së bashku për një trashëgimi të gjelbër,” shkruajnë nga zyra e Kryeministrit

Etiopia është në mes të një fushate për mbjelljen e pemëve në të cilën synon të mbjellë 4 miliardë pemë midis majit dhe tetorit.

Zyrtarët e bujqësisë deklaruan se deri më tani më shumë se 2.6 miliardë pemë janë mbjellë në pothuajse të gjitha pjesët e kombit të Afrikës Lindore.

Sipas Farm Africa, një organizatë e përfshirë në menaxhimin e pyjeve në Etiopi, më pak se 4% e tokës së vendit tani është e pyllëzuar, një rënie e mprehtë nga rreth 30% në fund të shekullit të 19-të. Popullsia në rritje e shpejtë e Etiopisë dhe nevoja për më shumë toka bujqësore, përdorimi i paqëndrueshëm i pyjeve dhe ndryshimi i klimës shpesh përmenden si shkaqet e shpyllëzimit të shpejtë.

Nuk është akoma e qartë nëse Guinness Records World po monitoron skemën e mbjelljes masive të Etiopisë, por zyra e kryeministrit i tha Associated Press se programi i krijuar posaçërisht po ndihmon në numërimin.