Në ditët e ardhshme më ngrohtë

0
160

Ditëve të ardhshme depërtimi i rrymave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellë mot më të ngrohtë mbi vendin tonë, mirëpo mbetet ende mot i paqëndrueshëm.
Të enjten do të mbretërojë mot kryesisht me diell, mirëpo nga dita e premte kalimi i një cikloni atlantik në veri të rajonit sjellë sërish kushte për reshje të shiut, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë.
Nga dita e diel do të mbajë mot edhe më i ngrohtë, kryesisht me diell.

4.06 – Kryesisht me diell, më ngrohtë dhe erë.
5.06 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës.
6.06 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën ngrohtë, pjesërisht vranët me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.
7.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
8.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C.
Në krahasim me ditët e shkuara kur kishim erëra më të freskët veriore, ditëve në vijim do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-13m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.