Në Ditën Botërore të Librit, do të promovohet libri “Kosova në 14 tregime kulturore – 2”

0
35

Me datë 23 prill, në Ditën Botërore të Librit, prej orës 17:00 ju ftojmë në Kino Lumbardhi në Prizren ku do të promovohet libri “Kosova në 14 tregime kulturore – 2” nga Arbër Selmani.

Kjo do të jetë një mundësi edhe për ta takuar autorin, disa prej personazheve në libër, por dhe për ta blerë librin, i cili kushton 10 euro. Të gjitha fitimet nga shitja e librit shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm dhe organizatën ‘Autizmi’ në Kosovë.

Intervistat në librin ‘Kosova në 14 tregime kulturore – 2’, flasin për jetën dhe punën e këtyre njerëzve: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaçi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci.

Realizimin e librit e ka ndihmuar Komuna e Prishtinës nga subvencionet e saj vjetore.

Promovimi do të mbahet duke respektuar të gjitha masat qeveritare në mbrojtjen nga covid-19.

Libri po shitet tanimë në Librarinë Dukagjini, Librarinë Artini, Librarinë Buzuku, në SOMA Book Station, në Dit e Nat, në Fondacionin 17 dhe në KultPlus Caffe Gallery.