Në 2020 mëso ta duash veten, dhe lëri pas ata që të kanë lënduar

0
114

Në vitin 2020 mësoni të doni më shumë veten tuaj, lini pas njerëzit dhe kujtimet që ju lëndojnë, përqendrohuni tek vetja. Ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën tuaj.

Mos lejoni që njerëzit të abuzojnë me mirësinë tuaj, me mirësjelljen tuaj. Mos u kapni pas një marrëdhënieje që nuk ka më të ardhme, nga frika se mos mbeteni vetëm.

Përqëndrohu tek vetja jote

Mos harxhoni kohë dhe forca duke u përpjekur të zgjidhni situata që nuk kanë më kuptim të ekzistojnë. Përqendrohuni në veten tuaj, në nevojat tuaja, në ëndrrat tuaja.

Kujdesuni për veten dhe mendjen tuaj. Dëgjoni trupin tuaj dhe sinjalet që ju dërgon periodikisht.

Vendoseni veten në radhë të parë, filloni të mendoni më shumë për veten tuaj dhe çfarë ju bën të ndjeheni mirë.

Lëreni atë punë që nuk ju kënaq dhe nuk ju bën të lumtur. Provoni veten diku tjetër, rikrijoni veten tuaj. Dilni nga zona juaj e rehatisë, vetëm kështu do të mësoni të jetoni vërtet.

Përkushtojuni njerëzve që kanë vërtet rëndësi dhe që janë gjithmonë aty për ju, të dashurit tuaj. Tregojuani dashurinë tuaj, ata janë të vetmit që e meritojnë vërtet.

Lironi shpirtin tuaj, lironi ëndrrat tuaja. Mos i lini të mbyllura në sirtar, bëjini të fluturojnë. Mos kini frikë të merrni rreziqe, mos kini frikë nga e panjohura. Ndonjëherë, ju e gjeni lumturinë vetëm atje ku nuk e prisni.

Në vitin 2020 mësoni të dashuroni veten tuaj, të falni veten, të pranoni kufizimet dhe defektet tuaja. Të duash veten është dhurata më e mirë që mund të bësh.

Dhe në fund, bëni një premtim: jetoni çdo moment të jetës suaj. Ia keni borxh vetes tuaj.