Ndryshon statuja e çmimeve prestigjioze Oscar

0
44

Në gjithë historinë e çmimeve Oscar, për herë të parë këtë vit ka më shumë kandidate gra. Prandaj pak para ceremonisë, si një formë për të mbështetur gratë në kinematografi, ODEON Cinemas prodhoi një gamë statujash të quajtura Osc-HER, që ndonëse nuk do të përdoren në eventin e famshëm, përcollën një frymë pozitive.

Që nga fillimi i Oscar në vitin 1927, vetëm 10,7% e të gjithë fituesve kanë qenë gra. E para ishte Janet Gaynor në 1929-n për rolin e saj në filmin “Seventh Heaven”.

Për këtë arsye, ODEON krijoi tre versione statujash: Janet Gaynor, si e para grua që rrëmbeu çmimin prestigjoz, Lady Gaga (A Star is Born) dhe Olivia Colman (The Favourite), ku këto dy të fundit janë ndër pretendentet kryesore për çmimin “Aktorja më e mirë në rol protagonist”, krahas Glenn Close (The Wife), Melissa McCarthy (Can You Ever Forgive Me?) dhe Yalitza Aparicio (Roma), përcjell Atsh.

Nuk është hera e parë që ODEON Cinemas mbështet aktorët, pasi në 2016-n përkrahu Leonardo DiCaprion, që mezi e mori një Oscar duke modeluar emrin.