Ndryshimet në shtatëzani, çfarë duhet të prisni gjatë nëntë muajve?

0
48

Shtatëzania është një periudhë e mbushur me ndryshime të mëdha për gruan. Por cilat janë konkretisht këto ndryshime?

• I pashmangshëm do të jetë ndryshimi në zonën e barkut, i cili do të rrisë ndjeshëm volumin e tij javë pas jave në varësi të rritjes së fëmijës. Në momentet e fundit të shtatëzanisë ai do të duket sikur do të shpërthejë, por nuk është kështu. Gjithçka do të kthehet dalëngadalë në normalitet pas lindjes.

• Gjatë shtatëzanisë gruaja do të ketë shqetësime të ndryshme si: të vjella, të përziera, marrje mendsh, të cilat do të ndihen kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit, por nuk është çudi të ndihen edhe gjatë gjithë ditës.

• Një shqetësim i shpeshtë do të jenë hemorroidet, fryrjet e këmbëve, kapilarët delikatë. Përsa i përket fryrjes së këmbëve do t’ju këshillonim t’i vendosnit sipër disa jastëkëve dhe të pushonit shpesh gjatë ditës.

• Gruaja do të jetë shumë e ndjeshme edhe ndaj aromave, të cilat mund të provokojnë shpesh të vjellat dhe të përzierat.

• Pagjumësia do të jetë gjithashtu një shoqëruese e shtatëzanisë, dhe për këtë do t’ju këshillonim të pinit një çaj kamomili si edhe të lexonit dicka para gjumit.

• Nga ana psikologjike gruaja është e prirur të ndryshojë shpesh humorin e saj edhe nga një moment në tjetrin. Kjo do të ndodhë si pasojë e rritjes se nivelit hormonal, dhe është shumë e rëndësishme që ajo të mbështetet nga familjarët e saj.

• Gjatë shtatëzanisë, si pasojë e ndryshimit hormonal, gruaja do të ketë një dëshirë më të madhe seksuale.

• Do të vihet re gjithashtu edhe një rritje e madhe e gjoksit, nga i cili do të dalin edhe rrjedhjet e para të një lëngu të bardhë. Gjoksi po përgatitet për gjidhënien pas lindjes.

• Lëkura dhe flokët do të jenë më të shndritshëm dhe më të bukur. Sytë shndërrijnë dhe fytyra bëhet edhe më e bukur dhe e shndërritshme./pernenat.al