Ndryshimet në lëkurë që mund të jenë shenjë e Covid

0
77

Në ditët e para të pandemisë, ekspertët e shëndetit u përqendruan te tre shenja kryesore të Covid: ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen. Mirëpo sa më shumë zbulohej sëmundja, aq më shumë simptoma identifikoheshin si shenjë e Covid.

Sipas një studimi të fundit të botuar në British Journal of Dermatology ekziston një lidhje e rëndësishme midis skuqjeve/acarimeve të lëkurës dhe Covidit. Studiuesit e bënë këtë përcaktim duke parë informacione nga 33,847 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që kishin publikuar historinë e tyre shëndetësore, përfshirë çdo rezultat dhe simptomë të testit Covid, në aplikacionin COVID Symptom Study. Të dhënat e aplikacionit treguan se, në mesin e atyre që kishin një rezultat pozitiv të testit, 8.8% raportuan gjithashtu skuqje të lëkurës.

Sipas studimit, ndryshimet e lëkurës u shfaqën në të njëjtën kohë me simptomat e tjera Covid për 47% të të anketuarve dhe pas simptomave të tjera Covid për 35% të të anketuarve. Por ajo që studiuesit zbuluan se ishte më e habitshme ishte se 17% e të anketuarve thanë se ndryshimet e tyre të lëkurës ndodhën para ndonjë simptome tjetër të Covid; 21% e njerëzve thanë se skuqja e lëkurës ishte e vetmja simptomë e Covid që përjetuan.

Ndonëse skuqjet e lëkurës mund të jenë më pak të zakonshme sesa shenjat e tjera të sëmundjes, autorët e studimit tregojnë se ndryshimet e lëkurës nuk duhen neglizhuar.

Kini parasysh t’u kushtoni rëndësi ndryshimeve në lëkurë që:
– duken si morthi gjatë ditëve të ftohta
– acarim në zonën e gjoksit/qafës
– skuqje në zonën e buzëve (buzët duken si të lënduara, të thata dhe me luspa; mund të ndodhë edhe hidhërimi i gojës)
– urtikariet që shfaqen papritur në shumë pjesë të trupit.

Burimi: Anabel