Ndryshimet klimatike: 11 mijë shkencëtarë paralajmërojnë vuajtje të panumërta për njerëzimin

0
152

Më shumë se 11 mijë shkencëtarë kanë deklaruar “në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje” një emergjencë klimatike që mund të sjellë “vuajtje të panumërta” përveç nëse ka transformime të mëdha në mënyrën e jetesës së njerëzve.

“Shkencëtarët kanë një detyrim moral të paralajmërojnë qartë njerëzimin për çdo kërcënim të madh ekzistencial”, kanë thënë nënshkruesit e kësaj që u publikua në një punim të botuar në revistën “Bioscience” të martën, njofton Klan Kosova.

“Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si jetojmë … Kjo kërkon transformime të mëdha në mënyrat se si funksionon shoqëria jonë globale dhe bashkëvepron me ekosistemet natyrore”.

Nënshkruesit sugjerojnë gjashtë hapa që do të zvogëlojnë efektet më të këqija të ndryshimit të klimës: zëvendësimi i karburanteve fosile me ripërtëritës të ulët të karbonit; zvogëlimi i emetimeve të ndotësve siç është metani; mbrojtja e ekosistemeve të tokës; të hahet kryesisht ushqime me bazë bimore dhe më pak produkte shtazore; krijimin e një ekonomie pa karbon; dhe stabilizimi i popullatës njerëzore.

Në deklaratën e tyre, aleanca e shkencëtarëve, e udhëhequr nga William Ripple dhe Christopher Wolf nga Universiteti Shtetëror i Oregonit në Shtetet e Bashkuara, tha se kriza e klimës është “duke u përshpejtuar më shumë” nga sa pritnin shumë studiues.

“Megjithë 40 vjet negociata globale për klimën, me pak përjashtime, ne kryesisht kemi dështuar për të adresuar këtë gjendje”.