Ndonjëherë mendoj që në kulturën tonë nuk e vlerësojmë martesën sa duhet

0
60

Bukurinë e saj.
Shenjtërinë.
Mundin dhe përkushtimin.
Angazhimin.
Sakrificat.
Formësimi i veteve tona që dy të bëhen vërtetë një.
Në kulturën tonë, nuk e çmojmë martesën.
Kur flasim për martesën, na pëlqen ta fantazojmë si një përrallë, një romancë, një dashuri pa fund dhe pasion.
Na pëlqen të mendojmë që është e lehtë.
Dhe nuk po them që martesa nuk mund të jetë këto gjëra.
Disa ditë, disa periudha, mund të jetë saktësisht kjo.
Por mendoj që ka një të fshehtë të vogël që është pjesë e martesave.
Një e fshehtë e vogël që përfundimisht i bën martesat aq *origjinalisht* të bukura.
Është mundi i përditshëm prapa skenës.
Sakrificat dhe falja e vazhdueshme.
Zgjedhjet e pazakonshme për ta mbajtur martesën të shenjtë.
Përzgjedhja e fjalëve për bashkëshortin/bashkëshorten.
Të dashuruarit e pjesëve të shëmtuara të njëri-tjetrit gjatë kohëve të vështira.
Është ta lësh partnerin t’i shohë të gjitha pjesët e tua. Të shëmtuarën, të bukurën, gjithçka. Dhe asnjëherë të mos ia japësh këtë shenjtëri dikujt tjetër.
Lotët dhe vendosmëria për të mos hequr dorë asnjëherë.
Për të vazhduar.
Për ta zgjedhur vazhdimisht.
Zgjedhja që çdoherë ta shohësh më të mirën në partnerin tënd të papërsosur, dhe zgjedhja që çdoherë ta doni njëri-tjetrin, kur ka periudha kur kjo thjesht nuk është aq e lehtë.
Martesa vërtet është sakrificë e përditshme.
Sakrificë e vetes.
E egos.
E krenarisë.
Flakje e të shëmtuarës dhe vetjakes së fsheur brenda secilit prej nesh.
Shpesh është sakrificë e dëshirave individuale, për ta përmirësuar bashkimin.
Është vendosmëri për atë që është e drejtë.
E fshehta e martesës është se sa e bukur është dashuria, kur vërtetë e kuptojmë.
Nuk është një përrallë. Nuk është çdoherë e përkryer.
Është të shohësh se rrëmuja e bën të bukur.
Sakrificat e bëjnë të pastër.
Zgjedhjet e përditshme e bëjnë të shenjtë.
Është fakti që askush tjetër nuk e di se çfarë saktësisht ndodh në martesën tuaj.. çfarë keni kaluar, uljet, ngritjet, gjërat në mes.. përveç ju të dy.
Dhe midis gjithë kësaj, është të shikosh bashkëshortin/bashkëshorten tënd dhe ta dish që ia vlen mundi.
Sepse nuk e dua një dashuri përrallash.
E dua një dashuri përgjithmonë.
@Gratë