Ndikimi i teknologjisë në familje dhe shoqëri

0
237

Nga: Laureta Berisha Kosumi

Teksa kujtoja telefonin tim të parë Samsung pa ngjyra, pa ekran të madh, pa mundësi të fotografive etj; të cilin ma patën dhuruar prindërit për të biseduar me ta ngaqë tashmë isha studente dhe isha larguar nga shtëpia. Teksa kujtova ato kohë ( viti 2006), mu kujtua edhe ngjitja e fjalive me njëra tjetrën tek komunikoja me shoqen time të zemrës Shqipen përmes porosive në telefon, ngaqë një porosi kushtonte shumë dhe si studente kishim të ardhura minimale. Eh… mendoja me veten, sa doja që të kishim mundësi komunikimi pa pagesë dhe të kënaqeshim me ata miq e familjarë që i kishim larg.

Por, sot e shoh pas kaq vitesh, se teknologjia (gjithmonë e mendoj përdorimin pa masë të saj deri në varësi) ka larguar njërëzit në një familje me gjasë për të afruar ata që i kishim më larg.

Teknologjia është e vërtetë që na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra, mirëpo ka larguar nga njëri tjetri njerëzit më të afërt, ka larguar bashkëshortët, ka digjitalizuar edhe njerëzit në përgjithësi, ka krijuar varësi ndaj rrjeteve sociale, ekspozimit të tepruar të jetës personale, ekspozimit të tepruar të fëmijëve, mos marrjen me fëmijë pas orareve të punës por marrjen me telefona të menqur dhe paisje të tjera teknologjike, më e keqja ka rritur snobizmin, duke bërë shumë gjëra sa për sy të të tjerëve, duke ndarë gjithçka me të gjithë dhe vërtetë duke e humbur kuptimin e atyre gjërave që do të të kënaqnin si qift dhe si familje.

Darka, dreka, ushqime, dhurata të gjitha i sheh në rrjetet sociale, por sa ndihen vërtetë të lumtur postuesit e tërë jetës së tyre, sa janë në harmoni me njëri tjetrin qiftet, sa duhet të jetë primare mirëqenia dhe kënaqësia e jetës në familje, sa do të ishte më mirë që shumë gjëra t’i ruajmë për vete, zaten një pëlqim ose mospëlqim i tjetrin nuk na e shton ose pakëson lumturinë.

Në shumë raste bashkëshortët nuk shihen gjatë ditës nga angazhimet që kanë, ndërsa kur bëhen bashkë në shtëpi, shumica prej tyre zgjedhin telefonin e menqur ose paisjet tjera teknologjike në vend të një bisede të këndshme me njëri tjetrin, leximit të një libri, shikimit të ndonjë filmi së bashku e mos të harrojmë tërë angazhimet rreth fëmijëve, ndaj atyre që i kemi përgjegjësinë më të madhe dhe jemi shembulli praktik ndaj tyre.

Mendoj që njeri i suksesshëm është ai që ka arritur të sinkronizojë siq duhet kohën dhe angazhimin në bazë të rëndësisë së gjërave, ka arritur të gjejë një mes të artë mes jetës së tij private dhe punës, madje edhe punët e mira që bëhen duhet të jenë me masë, asesi të dëmtohet bashkëshorti/ ja me preteksin se punët vullnetare janë përherë të frytshme dhe punët në shtëpi presin.

Mesatarja në jetë, mendoj se është çelësi për një jetë të frytshme, një jetë të lumtur pa e tepruar në shumë gjëra dhe pa u penduar për shumë gjëra tjera.

Nuk po them që ne jemi të mangët në angazhim me fëmijët dhe familjen, por sikur u ka humbur shija shumë gjërave, sikur teknologjia na ka “vjedhur” kohën tonë, sidomos kohën tonë të lirë, kohë të cilën mund ta ndajmë për shumë gjëra produktive dhe që na përmbushin.

Teknologjia vërtetë na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra, mirëpo ka larguar njerëzit më të afërt, ka larguar bashkëshortët, ka digjitalizuar edhe njerëzit dhe më e keqja ka rritur snobizmin, duke bërë shumë gjëra sa për sy të të tjerëve, duke ndarë gjithçka me të gjithë dhe vërtetë duke e humbur kuptimin e atyre gjërave që do të të kënaqnin si qift dhe si familje. Darka, dreka, ushqime, dhurata të gjitha i sheh në rrjetet sociale, por sa ndihen vërtetë të lumtur postuesit e tërë jetës së tyre, sa janë në harmoni me njëri tjetrin qiftet, sa duhet të jetë primare mirëqenia dhe kënaqësia e jetës në familje, sa do të ishte më mirë që shumë gjëra t’i ruajmë për vete, zaten një pëlqim ose mospëlqim i tjetrin nuk na e shton ose pakëson lumturinë.