Ndihmo fëmijët që të dalin në natyrë, e jo të kalojnë ditën me telefonë në dorë

0
155

Mountain hikers, një organiztarë joqeveritare, që pasion kanë ecjen në mal kanë filluar një iniciativë të re.

Përveç promovimit të vlerave të natyrës dhe të mirave që sjell ajo, tashmë po mendojnë që fëmijët t’i largojnë nga teknologjia e t’i dërgojnë në natyrë.

Kështu, fëmijët do të mund të mësojnë kulturën e të ecurit në natyrë dhe të mësohen ta ruajnë natyrën.

“Në një botë ku shumica e kohës kalon në trafik dhe media sociale, është mjaft e vështirë të përjetosh ndjesitë e bukura që natyra ka për të ofruar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Duke tentuar që fëmijët të kenë liri dhe shkëputje nga realiteti dhe rutina e përditshme ata do organizojnë ecje tjera në të ardhmen, e që tashmë i kanë çdo të diel.

Kështu, nga muaji maj, Mountain hikers do të u mundësojë fëmijëve një ditë në javë, në natyrë, me përplotë aktivitete. E përveç shëtitjeve do u ofrojnë edhe kampe.

Secili mund të ju ndihmojë atyre, përmes faqes që kanë hapur, me shuma që ju dëshironi.

Ata kanë nevojë për pajisje, si për ecjen ashtu edhe kampingun. Mbështetni fushatën e tyre, secili fëmijë duhet të dij më shumë për vendin e tij por edhe të bëjë këtë sport të shëndetshëm./oxygenpress.info
https://kosovaideas.com/campaign/detail/645?fbclid=IwAR1aqr6kPge9WeAttTBtUgJkSrJRXkbMzVmZwEyMQKkDZa7etywv63ywTuQ