Ndeshja Tirana dhe Crvena Zvezda dhe formacionet e mundshme të skuadrave

0
52

Sot me fillim nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Tiranës dhe Crvena Zvezdas.

Dueli i vlefshëm për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pritet të jetë i zjarrtë, përkundër faktit se do të mungojnë tifozët për shkak të gjendjes aktuale.

Mediat shqiptare tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta nisin takimin nga minuta e parë.Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Kale, Torasa, Muçi.

Crvena Zvezda: Milan Borjan, Marko Gobeljic, Milos Degenek, Nemanja Milunovic, Milan Rodic, Sekou Sanogo, Mirko Ivanic, Srdjan Spiridonovic, Guélor Kanga, Aleksandar Katai, El Fardou Ben./Blic