Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë mund të luhet me tifozë?

0
84

Duket e pabesueshme, por një gjë e tillë edhe mund të ndodh

UEFA ka vendosur sot të lejojë praninë e tifozëve në tribuna, duke filluar nga java e ardhshme me ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Portali maqedonas “ekipa.mk”, shkruan se një gjë e tillë mund të ndodh edhe me takimin Maqedoni e Veriut – Kosovë, që luhet për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Sipas këtij sajti, UEFA ka vendosur të ketë prani të 30 përqind të tifozëve, që i bie se në Toshe Proeski mund të jenë rreth 11 mijë tifozë.

Por, problemi qëndron tek masat e Ministrisë sëel Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, e cila nul lejon praninh e tifozëve shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19.

Problem tjetër është edhe koha e shkurtë, pasi deri në ndeshje janë edhe 7 ditë./GazetaOlle